Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, ka intervenuar sot në pastrimin e rrugës nga dëbora përgjatë rrugës në fshatin malor Debelldeh. Zyrtarë Komunal nga DSHPE bënë me dije se trashësia e borës në fshatin Debelldeh ka arritur deri në 30 cm. Rruga e këtij fshati, tani është e kalueshme pas intervenimit nga kompania kontraktuese.