Halim Rrahman Statofci (8.2.1971-4.4.1999)

Halim Rrahman Statovci (8.2.1971-4.4.1999)

Pas Kongresit të Berlinit, në fshatin Batllavë të Besianës (ish-Podujevë), u vendosën muhaxhirët shqiptarë, të dëbuar nga vatrat e tyre në rrethin e Leskovcit, Prokuples, Nishit etj. Në këtë kohë këtu u vendosën edhe banorët, të mbiquajtur me emrin e fshatit të tyre, Statovc, nga të cilët rrjedh dëshmori i kombit Halim Statovci. Nga familja kjo familje njihen edhe emra të brezave të mëparshëm, si Mulla Hysen Statovci i cili dha një kontribut të çmueshëm në zhvillimin e arsimit në anën e Llapit, si dhe Rrustem Statovci. Luftës për çlirim kombëtar i kontribuan edhe të parët e Halimit. Në luftën e Parë Botërore u vra stërgjyshi i Halimit, Rrahmani, kurse në luftën e Dytë Botërore u vra gjyshi i Halimit, Bajrami. Halim Statofci u lind më 8 shkurt të vitit 1971 në “ishatin Batllavë. Në luftën e Parë Botërore u vra Rrahmani stërgjyshi i Halimit, kurse në luftën e Dytë Botërore u vra Rajrami gjyshi i Halimit. Kjo familje ekzistencën e sajë e kanë siguruar duke u marr me punë bujqësore. Halimi ishte fëmija i katërt nga shtatë, sa kishin bashkëshortët Rrahmani e Hyra. Si fëmijë ishte i zgjuar dhe dallohej me sjelljet e mira. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, në shkollën fillore “luigj Gurakuqi”, kurse të mesmen në Besianë. Pas kryerjes së shkollës së mesme, në vitin 1991 merr ftesën për shërbimin ushtarak në armatën jugosllave, por nuk i përgjigjet asaj. Prandaj, qëndrimi i tij në Kosovë ishte i vështirësuar, pasi çdo moment mund të kapej nga policia serbe, me motivin shkeljes së detyrimit ushtarak. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga nga Kosova dhe në vitin 1992 shkon në Gjermani, ku qëndron pesë vjet. Gjatë qëndrimit atje, kryesisht punoi në një furrë buke, ku edhe e mësoi zejen e bukëpjekësit, të cilën më vonë e ushtroi në Kosovë dhe me të cilën do ta ndihmojë shumë UÇK-së, deri në ditën e rënies heroike.

Qëndrimi në dhe të huaj, Halimit iu bë i tepërt dhe në vitin 1997 u kthye në vendlindje, ku me ato mjete të fitua ra me djersë, hapi furrën e bukës “Iliri” në Prishtinë. Në vitin 1998, në Galabin e Zahir Parazitit, hapi dyçanin “IM-4”, ku punoi deri në përhapjen e luftës çlirimtare në këtë anë. Me daljen publike të UÇK-së në zonën e Llapit, Halimi fillon kontaktet me ushtarët e lirisë dhe shpreh gatishmërinë që edhe ai t’u bashkohet radhëve të tyre.

Kështu, 15 gushti i vitit 1998 ishte dita kur ai u bashkohet radhëve të UÇK-së dhe sistemohet në njësitin “Kështjella 27”, i cili vepronte në fshatin e tij të lindjes. Me vete mori edhe armën e tij personale automatikun. Halimi edhe më herët kishte ndihmuar ushtarët e lirisë, e veçanërisht e ndihmoi UÇK-së në ZOLL-it. Ai, çdo herë u kujdes që ushtarët e lirisë t’i furnizojë me ushqime, e gjëra të tjera të nevojshme, siç ishin njësitet në Buricë, Majac si dhe kompaninë në të cilën ishte edhe vet ç i sistemuar, “Kështjella 27”, e vendosur në Batllavë. Në shërbim të luftës çlirimtare vuri edhe automjetet e tij, me të cilin u shërbyen ushtarët.

Gjatë luftimeve të prillit të vitit 1999, në nje varg ofensivas, me të cilat armiku tentoi ta shkatërrojë çdo gjë ngase e shihte se nuk ka jetë të gjatë më në Kosovë, Halimi ishte aktiv në çdo kohë, deri më 4 prill 1999, kur bie në altarin e lirisë, në fshatin e tij të lindjes, në Batllavë, së bashku me bashkëluftëtarin e të njëjtit njësit, kushëririn e tij, Sylejman Rrahim Statovcin. Ata bien në pusinë e vënë nga forcat serbe.

Dëshmori i kombit, Halim Statovci, ishte i martuar me Shukrane Sylejmanin, nga fshati Plepas, së cilës, tetë muaj pas rënies së tij, i lindi djali, i cili u pagëzua me emrin e babait dëshmor, Halim. Tani, Halimi i vogël, bën jetën e fëmijës dhe rritet në prehrin e gjyshes dhe të gjyshit, të cilëve ua heq mallin e birit dëshmor. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …