Sot vazhdon seanca gjyqësore kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën e Hagës. Gjatë seancës së sotme deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Seanca ka filluar në orën 9 të mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i trupit gjykues, Charles Smith në mbarim të seancës së djeshme. Së seancën e sotme deklarohen avokatët nga ekipi mbrojtës i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Jakup Krasniqi.
