Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas një takimi që kanë zhvilluar sot me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ka deklaruar se në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë. Gjendja e sigurisë në vend në përgjithësi është stabile me përjashtim të katër komunave veriore ku shihen tendenca për destablizim. E ashtuquajtura Organizata e Mbrojtje Civile në bashkëpunim me Listën Serbe vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizate dy grupe tashmë janë duke kryer kurse të trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë. Unë flas zyrtarisht si institucion, tashmë është konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur, në Rashkë për aksione të ndryshme eventuale që mund të merren në veri të Kosovës. Ajo ka shtuar se në veri po vazhdon djegia e veturave të qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kanë shprehur vullnetin që ti konvertojnë targat në RKS. Linçimi dhe presioni është rrit ndaj qytetarëve serbë që nuk i binden Listës Serbe në veri. Andaj si shtet dhe institucione duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur për çdo provokim të situatës atje që mos të na zënë në befasi sepse nuk mund të jetë asgjë e papritur”, tha deputetja Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …