Ministrja, Olta Xhaçka, ka deklaruar se lufta e UÇK-së në Kosovë, për liri e pavarësi, nuk mund të rishkruhet nga askush

Ministrja, Olta Xhaçka, ka deklaruar se lufta e UÇK-së në Kosovë, për liri e pavarësi, nuk mund të rishkruhet nga askush

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një intervistë pas Ministerialit të NATO-s, e ka cilësuar futjen e Finlandës në këtë aleancë si një moment historik dhe mesazh të fortë ndaj Rusisë dhe agresionit të saj të paligjshëm në Ukrainë. “Fokusi kryesor i diskutimeve tona ishte mbi kërcënimet kryesore të cilat prekin sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe mbështetja afatgjatë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, veçanërisht në rajonin tonë dhe në këtë kontekst vlerësova arritjen e marrëveshjes së 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin ndërmjetësues të BE-së dhe SHBA-së për arritjen e saj”, tha Xhaçka. Duke u ndalur në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së për krime lufte, Xhaçka thekson se udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim po akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte. “Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke pasur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte”, tha ministrja, Olta Xhaçka.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …