24 vjet më parë, më 5 prill të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe pushkatuan dhe masakruan 98 banorë të fshatit Rezallë të Drenicës, fshat bastion i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Masakra e Rezallës kanë shpëtuar të gjallë vetëm tre banorë, që ndodheshin në fshat. Deri në vitin 2014, 44 konsideroheshin të zhdukur. 28 prej tyre u rivarrosen me 5 prill të vitit 2014 ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të trajtohen të zhdukur. Trupat e 28 banorëve të Masakrës së Rezallës u gjetën në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Masakrat monstruoze serbe si në Rezallë, në Izbicë, në Reçak, në Meje të Gjakovës, në Krushë, Therandë e në shumë vende të tjera, tregojnë të vërtetën dhe historinë e luftës së UÇK-së, e vërtetë kjo, të cilën po bën përpjekje ta tjetërsojë Gjykata Speciale, në Hagë, ku ka filluar gjykimi kundër katër krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …