Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dy vjet dështime të qeverisjes së Albin Kurtit dhe stafit të tij

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dy vjet të qeverisjes së Albin  Kurti duke thënë se gjatë kësaj kohe, qytetarët janë varfëruar dhe është rritur kostoja e jetesës. Krejt çfarë ka ndodhur në këto dy vite, ka qenë varfërim i qytetarëve dhe rritje e kostove të jetesës, po ashtu edhe një izolim i jashtëm i shtetit. Kosova në politikën e saj të jashtme, nuk ka avancim të agjendës  të integrimit evropian, ku nuk ka një hap konkret për afrimin me NATO-n. Pritjet e mia ka qenë të tilla dhe po konfirmohen. Në lidhje me incidentet në veri së fundmi ai ka thënë se këto janë akte të orkestruara nga Beogradi dhe janë një mesazh për pengimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër. Djegia e makinave në veri është një nga akt i orkestruar nga Beogradi. Këtu kërkohet nga qeveria e Kosovës që ushtrojë trysni ndaj partnerëve që të jenë të vendosur për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E pa kuptim që të arrihet një marrëveshje, ndërkohë që vazhdojnë incidentet në veri të vendit. Ky ka qenë një mesazh i Serbisë, për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …