A duhej që të ikje në botën e amshueme, për t’i thënë e nxjerr në dritë gjithë vlerat e një luftëtarëje të pa epur ndaj Atdheut !!!???
Ti në luftë e në paqe nuk u ndale, për t’i dhënë dritë breznisë shqiptare.
Kujtoj një komunikim me Fetneten që nuk e realizuam: ” Pershendetje i nderuar Afrim! Në Drenas kam njerez po e lëm e shihemi ndërkohë gjatë diteve të ardhshme. Po pres të dalë nga shtypi edhe një liber i imi, kështu që do ti shkëmbenim librat. Respekt Fetnetja”
!!!
Sa borgjli ndjehem që nuk arritëm t’i shkëmbenim librat! Kështu e paska jeta!
Pushofsh e qetë në tokën tënde, Luftëtare! Lavdi e përjetshme kontributit tënd për çlirimin e Kosovës!
Ngushllime Familjes, farefisit, dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së!
5 Prill 2019!