Pozita nuk i ka 80 vota për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se sigurimi i 80 votave në Kuvendin e Kosovës  për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi është i pamundshëm dhe vlerësohet si sfidë për koalicionin qeverisës, PDK-LDK dhe minoritetet. Që kjo çështje të mos dështojë, partitë në pushtet  po kërkojnë nga opozita  një konsensus të cilin ata e vlerësojnë të domosdoshëm. Derisa kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon ratifikimin e marrëveshjes, duke përmendur kushtin që i ka vënë vendit Bashkimi Evropian opozita kërkon komision të ri për vijën kufitare. Sipas përfaqësuesve të partive politike dhe sipas vlerësimit të analistëve politikë, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që kërkohen dy të tretat e gjithë deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …