Daniel Serwer

Server: Gjykata Speciale ka mandat bazuar mbi ligjet e Kosovës dhe pretendimet e Dik Martit, por ajo ka dalë nga ky mandat

Analisti dhe njohësi i politikave ballkanike, Daniel Serwer ka thënë se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të fiksuar me procedurat gjyqësore kundër Donald Trump, një tjetër president dhe bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm po gjykohet në Hagë, ky është kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka saktësuar  se Xhek  Smith ishte prokuror në Hagë përpara se të merrte pozicionin e tij, në Uashington për të kryer hetime dhe ndoshta për të ndjekur penalisht, Donald  Trumpin. Gjykata Speciale ka mandat bazuar mbi ligjet e Kosovës dhe mbi pretendimet e raportuara nga Dick Marty në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të 7 janarit të vitit 2011, por kjo gjykatë ka dalë nga ky mandat. Unë nuk jam avokat, por në mënyrën time të të menduarit laik, gjykata është larguar dukshëm nga ky mandat. Duket se ka harruar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë Server në një intervistë për Dojçe Vele. Pretendimet kryesore në raportin e Këshillit të Evropës shihet  se janë të pabaza dhe janë lënë jashtë akuzave kundër të akuzuarve. Prokurori po ndjek akuza të tjera, më pak specifike, kundër udhëheqjes së UÇK-së, që nuk kanë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës. Sipas z, Server  dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë sigurisht që do të ketë implikime për të akuzuarit, përfshirë ndëshkimin, pasi duhet shumë kohë derisa të merret  një vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …