Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta pranonte kurrë se i ndërroi fjalët dhe u pajtua që ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por për këtë ai po merr vlerësime nga ndërkombëtarët. BE-ja dhe Amerika konsiderojnë se ai e ka “gëlltitur” Asociacionin. I dërguari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se paraqet progres fakti që Kurti që hidhte gaz lotsjellës në Kuvend për ta kundërshtuar Asociacionin, tani erdhi në këtë pikë, kjo do të thotë që ai tashmë e ka pranuar Asociacionin. Sarrazin pret që ditëve në vijim të shohë veprime për formimin e kësaj bashkësie komunash. Si Gjermania, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë për faktin se presim që Kosova ta përmbushë këtë dhe përshtypja ime është se kjo tani është pranuar edhe në Prishtinë. Ne presim që ata ta tregojnë atë në terren në ditët dhe javët në vijim”, tha Sarrazin për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …