Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar për Kosovapres se nuk e di datën e saktë se kur do t’i vizitojë komunat në veri të vendit, por mendon se një vizitë e tillë një ditë edhe do të ndodhë. Datën nuk mund ta them por shpejt do të ndodhë vizita në tri komunat e veriut. Unë jam në kontakte me kryetarët, është shumë përparësi që duhet të vlerësohet sepse ata po i respektojnë të gjitha rregullat që i vë Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Financave, sa i përket buxhetit dhe rregullat e tjera. Do të merremi vesh me ata dhe do të vizitojmë edhe ato komuna, do të vizitojmë edhe projektet që po investojmë tani atje, sepse kemi shumë projekte që investohen në marrëveshje të drejtpërdrejt ndërmjet ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit dhe ato që financohen nga Fondi për Zhvillim që është fond i vecantë për investime atje”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …