Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Angela Griep: Fjalët fillestare të Prokurorisë e mbrojtjes iu kanë dhënë mundësi palëve që ta prezantojnë pasqyrën e procedurave

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, në një intervistë për RTK-në shpjegoi se fjalët fillestare të prokurorisë dhe mbrojtjes janë për t’u dhënë mundësi palëve që ta prezantojnë pasqyrën e përgjithshme të procedurave. Procesi në rastin ‘Thaçi e të tjerët’ fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep. Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e  gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm. “Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha zonja Griep.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …