Lufta jonë ishte gjithëherë e pastër, e orientuar vetëm kundër okupuesve të armatosur. Nuk ishte kombi shqiptar ai që okupoi troje të dikujt, por ne ishim ata që nuk kërkonim më shumë, përveçse atë që na e kishte caktuar fati historik, trollin tonë etnik, dhe lirinë qe e meriton çdo popull. Vula e përpjekjeve shekullore për liri, pa dyshim ishte Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Ajo arriti jo vetëm të mobilizoj tërë kombin shqiptar, por aktivizoi edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila përkrahu luftën tonë për liri, luftë e cila e largoi përgjithmonë thundrën e okupatorit serbo-malazez.
Jetë të gjatë heronjëve të gjallë, lavdi e përjetshme të rënëve për liri, poshtë Gjykata speciale me financa ruso-serbe, rroftë përgjithmonë i lirë kombi shqiptarë.