Më 5 Prill 2023 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, në praninë e shumë bashkëveprimtarëve, bashkëluftetarëve, Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, familjes, miqëve dhe shokëve që kishin ardhur nga të gjitha hapsirat e trojeve shqiptare u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Heroinës së Kosovës Fetnete Maxhun Ramosaj (1972 – 2019). Në shej kujtimi e nderimi para të pranishmëve foli Sali Lajçi ish-Komandant i Brigadës 136 “Rugova”. Vitet ikin dhe nuk ndalen, por vepra madhore e Fetnetes, një jetë në shërbim të Atëdheut nuk harrohet kurrë. Që nga mosha e re ishte kyqur në organizatat ilegale të kohës, për të vazhduar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pas çlirimit të vendit në ndërtimin e Shtetit të Kosovës pa u ndalur për asnjë çast deri sa kaloj në përjetësi. Njerëzit si Fetneti janë të rrallë, ajo nuk i takoj vetëm Kosovës por tërsisë së gjeografisë shqiptare. Intelektuale e përmasave gjithëkombëtare, arrite të bëhesh Akademi në vete. Ishe dhe mbete “Zëri i UÇK-së”, zë ky që jehoi në gjithë botën.
Pusho e qetë Fetnete Ramosaj në botën e përjetshme!
Gjithmon do të kujtohesh e freskët nga familja, miqt e shokët!
Themeltare e historisë së re!
Lavdi!