leoni

Lahi Brahimaj përkujton bashkluftëtarin Dëshmorin e kombit Sadri Zenelaj

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj përkujton bashkluftëtarin Dëshmorin e kombit Sadri Zenelaj. Ai me këtë rast ka shkruar: Sot është një përvjetor i paharruar për mua, pasi që kujtoj 6 prillin e vitit 1999 dhe bashkëluftëtarin Sadri Zenelaj.
Me Sadriun ishim bashkë që nga marsi i vitit 1993, në përpjekjet për lirinë e Atdheut tonë të dashur, Kosovës. Sadriu ishte jo vetëm një luftëtar trim dhe i zoti, por edhe organizator i mirë i luftës për liri, si dhe frymëzues për mobilizimin dhe krijimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadriu ishte një mësues i mirë, një shok i mirë dhe mbi të gjitha një person i dashur dhe i ndershëm. Jam krenar që kam udhëtuar me të, në rrugën drejt lirisë.
Sot përkujtojmë edhe luftëtarët dhe bashkvendasit e rënë, po në këtë ditë: Islam Ademaj, Lan e Fitim Rexha, Ali Rama, Ramë, Bajrush dhe Arben Mehmetaj.
Të kujtojmë dhe nderojmë, sakrificën e këtyre trimave që dhanë jetën për kauzën e shenjtë kombëtare. Të vazhdojmë përpjekjet për një Kosovë të sigurtë dhe të begatë, të udhëhequr nga parimet e bashkimit dhe atdhedashurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …