Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në Kuvend foli për shtrenjtimin e rrymës duke theksuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në Veri. Ajo kritikoi Qeverinë, që i ka lënë pas dore kategoritë e dala nga lufta, prandaj kërkoi nga ZRRE-ja të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës, kategoritë e dala nga lufta. Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15%. Rritja tarifore do të jetë për të gjitha kategoritë. Shtrenjtimi i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për rezistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Shtrenjtimi nuk i prek qytetarët në Veri të Mitrovicës që vazhdojnë të jenë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë. Me këtë vendim shkelen të drejtat e qytetarëve të Mitrovicës Jugore, tha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …