Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj institucioneve publike të cilat përmes Kushtetutës së Kosovës konsiderohen të pavarura. Ai ka kërkuar nga qeveria që të mbushet mend, sepse pasojat po i vuajnë të gjitha, bizneset, qytetarët dhe institucionet të cilat janë pa drejtues përkatës. Në këtë mënyrë veprimi po vihet në pikëpyetje edhe kredibiliteit institucional për të çuar përpara agjendën e demokratizimit të shoqërisë. Hoti ka përmendur Bankën Qendrore të Kosovës, që ka mbetur pa guvernator. Procesi i zgjedhjes së zëvendës guvernatorëve që sot do të duheshin ta ushtronin detyrën e guvernatorit është bojkotuar nga anëtarët e bordit gjatë vitit 2022. Një ditë para se të mbaroj mandati u shkarkua edhe një ushtruese e zëvendësguvernatorit për t’i hap rrugë që kryetari i bordit ta ushtrojë detyrën e guvernatorit. Kjo nuk është para në 20 vitet e pasluftës së Kosovës”, ka thënë Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …