Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: UÇK-ja ishte e përcaktuar për ta fituar lirinë dhe pavarësinë nga pushtuesi agresor serb e sllav

Duhet ballafaquar akuzuesit me të akuzuarit, kur e them ketë nuk e  kam për viktimat për të cilët më dhemb zemra! Por e kam për LDK-në, akuzuese përballë të akuzuarve, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm! Vetëm në këtë mënyrë do të kuptohet arsyeja apo veprimi nga të dyja anët! LDK-ja, duke vepruar e duke u përpjekur që të kapitullojë luftën e UÇK-së, me çdo kusht duke bërë propagandë, sabotim, shpifje e spiunim. Këta ishin argatët  e  armikut!

UÇK-ja ishte e përcaktuar për ta fituar lirinë dhe pavarësinë nga pushtuesi agresor Serbo-Sllav!  Vetëm kështu mund të shpjegohet tradhtia. Roli i kuislingëve ishte  për ta mbajtur Kosovën të pushtuar nën Serbi. Ata  bënë shumë përpjekje për ta zhbërë UÇK-në, si nga brenda edhe nga jashtë!

Kështu do të matej dhe peshohej dëmi që mund t ‘ i bëhej  Kosovës me kapitullimin e luftës pa kushte para pushtuesit.

Çka do të ndodhte me të dëbuarit, çka me të vrarit e të plagosurit, si dhe shtëpitë e djegura e dëmet ekonomike e mbi të gjitha cila do ë ishte e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës nën robëri! Nëse mbrojtja, avokatet, nuk do të kërkojnë këtë ballafaqim dhe Gjykata nuk do ta bej, ky gjykim nuk do të jetë  legjitim ngase pala akuzuese nuk prezantohet! Vetëm dëgjimi i të gjitha palëve do të sillte gjykim të drejtë! Kështu do të ishte vlerësuar e peshuar roli i tradhtarëve!

Unë nuk besoj se UÇK ka bërë krime! Vetëm gjysma e kësaj që pretendon Prokuroria e Gjykatës Speciale, të ishte  e vërtetë, unë kisha ikur nga Kosova të mos ma shef surratin populli im si luftëtar i këtij populli që isha! Gjithnjë mendoj se këto akuza janë vetëm pretendime! Sepse LDK ka shpif shumë, pasi kanë  qenë të indinjuar nga humbja e pushtetit nën pushtues!

Është gjë e mirë që Gjykata i mban seancat e hapura me përcjellje të kamerave televizive. Le të dalin sheshit të mirat e të këqijat. Nëse udhëheqësit e UÇK-së, të dehur për pushtet kanë bërë veprime, apo kush do që ka bërë krim për ndonjë arsye personale e hakmarrje, neve luftëtarëve na i kanë damkosur UÇK-në! Te gjithë të fajshmit, nëse shpallen fajtorë,  duhet pos dënimit t’i  kërkojnë falje, së pari UÇK-së, pastaj edhe  familjeve të viktimave!

Luftëtarët e Lirisë s’kanë luftuar për asgjë tjetër vetëm  çlirimin e vendit nga okupatorët agresorë ! Duhet të mos dëmtohen e  të mos preken vlerat e UÇK-së dhe luftëtarët e pa fajshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …