leoni

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Çështja e Lirisë dhe e Shtetit, duhet te jetë e të gjithëve, me gjithë të mirat dhe të ligat e saj!

Në rrethanën kur LDK përbënte pjesën më numerike  qytetare, që identifikoheshin me të, kur ajo nuk përfaqësonte një parti politike por nje lëvizje, është e gabuar tendenca e veshjes dhe lidhjes së përkatësisë  politike të viktimave që pësuan në rrethanë të luftës, me LDK-në e cila tani është opozitë!

LDK ishte një organizëm që brenda saj përbënte njerëzit të cilët nuk përfaqësonin  ndonjë profilizim, orientim të veçantë apo të dallueshëm, që mund të bëhej cak i atakimeve politike apo të çfardo natyre tjetër.  Për tërë atë strukturë, emërues dhe orientim i përbashkët ishte opsioni paqësor për arritjen e lirisë apo pavarësimit nga Serbia! Shumica e qytetarëve të Kosovës atëbotë, kishte këtë orientim, sepse kjo ishte njëherësh edhe identifikim me një alternativë që e kishte ofruar udhëheqja e LDK-së! Ishte organizim i legalizuar formalisht për konkurrim në ate terren politik dhe ishte më e lehtë ti besohej e të pasohej, sepse për aleat kishte frikën nga brutaliteti i dhunës serbe!

Udhëheqja e LDK- së kishte vlerësuar sutuatën socioekonomike dhe psikologjike të masës nën okupim dhe kishte zgjedhur që pikërisht këtë gjendje shpirtërore dhe këtë frymë ta shfrytëzonte, duke e ngritur në nivelin e një filozofie politike udhëheqëse të saj, me besueshmërinë që kjo do të ishte varianti më e lehtë dhe më e pasuar!

Dhe është e natyrshme që shumica përherë të përqafoje  rehatinë dhe angazhimin që do të mund të rezultonte me sa më pak sakrificë.

Ishte shumë e besueshme që kjo udhëheqje që bënte thirrjet për paqe, të faktorizohej duke marrë rolin e timonierit legjitim të vendit! Dhe jo rrallë masat, duke besuar, kishin dhënë legjitimitetin dhe orientimeve të gabuara!

Asnjë popull asnjëherë nuk do të çlirohej duke i filluar veprimet çlirimtare nga  momenti kur do të arrinte statusin e  palës së barabartë nderluftuese me pushtuesin, sepse kjo s do të arrihej kurrë!

Andaj rolin prijës në këtë rrethanë do të duhej të merrte një pjesë e idealistëve sakrifikues që përfaqësonin  idenë e stërprovuar dhe të besueshme, se për tu çliruar do të duhej  veprime aktive  të cilat njëherësh  për pasojë mund të prodhonin dhe humbje njerëzore e materiale!

Në këtë rrethanë diametrale të përjetimit, dikujt mund edhe t’ i prisheshin llogaritë, komoditeti apo qetësia!

Gjasa është përherë  më e madhe që të pësonte ndonjëri  nga pjesëtarët me përkatësi   të  masës numerikisht me të madhe se sa dikush nga pjesëtarët  që do ti takonin një  grushti njerëzish me cilësi luftarake në rrugën e çlirimit!

Tendenca e përvetësimi të viktimave eventuale të luftës si politike, në cilëndo rrethane të ketë ndodhur kjo, dhe identifikimi me përkatësinë e shumicës së LDK-së, së asokohe, është shumë e gabuar!

Për më keq kjo është e rrezikshme në dy rrethana të instrumentalizimit të kësaj situate!

E para është nxitje e kundershtive ndershqiptare, që bëhet nga ana e “avokateve” të paautorizuar të  shumicës së supozuar si viktimë nga  radikalët, me qëllim përfitimi politik për subjektin të cilit i takon  dhe e dyta, sforcim i këtyre kundershtive nga ana e shërbimeve te huaja të veçanta, me qëllim të përshkallëzimit  të tyre deri ne një përçarje me pasojë  për substancën tonë!

Çështja e Lirisë  dhe Shtetit, duhet te jetë e të gjithëve, me gjithë të mirat  dhe të ligat e saj!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …