Filloi trajnimi 4 ditor i ekipit të Komunës së Deçanit për Kërkim-Shpëtim Malor

Filloi trajnimi 4 ditor i ekipit të Komunës së Deçanit për Kërkim-Shpëtim Malor të  organizuara nga projekti NaturKosovo në bashkëpunim me Volontari nel Mondo RTM dhe CNSAS – Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Spelologico (Trupat Kombëtare të Shpëtimit Malor dhe Spelologjik), si dhe KFOR-in Italian. Gjatë këtyre ditëve kandidatët u testuan në aftësi fizike dhe teknike, ngjitje me këpucë të borës, repilim me litarë, aftësi të ngjitjes, aftësi teknike të lidhjes, skijim, detektimin dhe gjetjen e viktimave në raste orteku. Një paraqitje e mirë e ekipit të Komunës së Deçanit prej 7 pjesëmarrësve, të cilët do të vazhdojnë trajnimin e radhës në muajin qershor për modulin veror të Kërkim-Shpëtimit Malor.

May be an image of 9 people, people sitting and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …