Sibel Halimi

Sibel Halimi: Qeveria-Kurti për qëllime politike po i paralizon komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka shkruar se Qeveria-Kurti për qëllime politike po i paralizon komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake. Me këto  veprime po ndëshkohen qytetarët e vendit tonë.

“Me dhunë e urrejtje morën pushtetin e fatkeqësisht edhe në qeverisje vazhdojnë me të njëjtën mendësi. Nga kjo paarsyeshmëri politike çdo ditë e më shumë po ndëshkohen fatkeqësisht qytetarët. Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake. Zonja Halimi  shtoi se “Qeveria Kurti po sundon komunat, derisa për komunat në veri e ka shpikur vetmenaxhimin”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …