Drashkoviq

Politikani kontrovers serb, Vuk Drashkoviq, ka shkruar për vrasjen e të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor të vitit 1998

Në shkrimin e tij të botuar në  “Danas”, politikani kontrovers serb,  Vuk Drashkoviq,  rrëfen  se çka i kishte ndodhur në ditën e  hënë,  më 14 dhjetor të vitit 1998, pak minuta para mesnate.  Ai shkruan se Rrugët e qytetit të Pejës në Dukagjin patrulloheshin nga ushtarët e RFJ-së së atëhershme (Serbia dhe Mali i Zi), forcat policore dhe parapolicore të Serbisë, JSO e kolonelit të UDB-s Milorad Ulemek, i njohur si njësi “Legjioni”. “Terroristët” e maskuar hyjnë në kafenenë e të rinjve – “Panda”, pranë shkollës së mesme ish “Sveti Sava” Huh! – ata ulërinin dhe qëlluan, pastaj dolën me vrap në rrugë. Askush nga ushtria apo policia nuk i ndaloi. Sirenat e “Hummerit” të JSO po buçisnin…

Pranë tavolinave ku ishin ulur në kafene, gjashtë nxënës serbë shtriheshin të vdekur dhe dy të plagosur.

Pastaj pasuan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, për të ndalur katastrofën humanitare të shqiptarëve dhe vrasjet masive. Rreth  800,000 shqiptarë u dëbuan në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, mijëra prej tyre u vranë dhe mijëra të varfër dhe fëmijë duarzbathur u hodhën në lumenj dhe liqene në Serbi, në varre sekrete në terrenet e stërvitjes së policisë në Beograd. Millosheviqi e humbi luftën me aleancën e NATO-s. Ai nënshkroi kapitullimin dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Serbia si shtet bandit u dëbua nga Kosova dhe Hitleri i saj vdiq në paraburgim në Hagë.

Edhe më vonë, kur Millosheviqi ra, në “Serbinë demokratike”, askush nuk e hetoi vrasjen e nxënësve serbë në “Panda”. Edhe për qeverinë e re vrasësit ishin “terroristë të panjohur shqiptarë”. Më kot prindërit e nxënësve serbë të pushkatuar, në Beograd kërkuan që këta “terroristë të panjohur shqiptarë” të gjenden dhe të dënohen. Askush nuk donte t’i pranonte ata në zyre. Në kryeqytetin e “Serbisë demokratike”, nga ekranet televizive dhe faqet e reklamave të gazetave, ujku rrënqethës, marka tregtare e JSO-së, skuadrës së vdekjes së UDB-s, e cila u festua si “çlirimtari i Serbisë më 5 tetor 2000”.

Kur Sllobodan Millosheviqi u rrëzua nga pushteti, po i vështronte ata njerëz të dëshpëruar. Dhe qeveria e re, çdo 14 dhjetor, përkujtonte masakrën në “Panda” si krim të kryer nga “terroristët shqiptarë”. Papritur, pesëmbëdhjetë vjet pas pushkatimit të nxënësve serbë në “Panda”, më 28 dhjetor 2013, Aleksandar Vuçiq, asokohe zëvendëskryeministër i qeverisë serbe dhe koordinator i shërbimeve të sigurisë, në një fjalim televiziv për publikun njoftoi se masakra në “Panda” nuk është kryer as nga shqiptarët, as nga shërbimet e huaja dhe se Serbia do të tronditet kur të mësojë të vërtetën! Edhe si kryeministër edhe si president i Serbisë, ai do të përsërisë pretendimin e tij, por emrat e terroristëve dhe të atyre që urdhëruan të pushkatoheshin nxënësit serbë ishin ende të errët dhe prindërit e të vrarëve më kot iu lutën kreut të shtetit që të marrin përgjigje. As nuk kanë marrë dhe as Vuçiq nuk ka treguar të vërtetën tronditëse dhe të tmerrshme për krimin. Pse? Për dhjetë vjet nuk ka asnjë përgjigje për këtë pyetje.

Ndoshta kam marrë përgjigje nga prokurori i shtetit.

Nën kërcënimin e arrestit policor më ftuan të vija në “zyrën e hetimit për marrjen në pyetje për krimin e terrorizmit” më 18 dhjetor të vitit 2019!

Unë shkova atje. Rrëfimi im u regjistrua ne zë dhe kamera.“Prokurori tha se prokuroria e shtetit është duke zhvilluar hetime ndaj terroristëve të panjohur të UÇK-së terroriste shqiptare, për shkak të krimit në kafenenë Panda!”.

Ai hapi një dosje me fotokopje të deklaratave dhe teksteve të mia për krimin në Panda. Ai më pyeti se nga e dija se Sllobodan Millosheviqi urdhëroi pushkatimin e nxënësve serbë, se kreu i Udba-s, Radomir Markoviq, zgjodhi JSO-në e Legija-s për të kryer krimin, se kjo skuadër vdekjeje vrau edhe shumë shqiptarë besnikë të Serbisë në mbarë Kosovën, dhe se këto likuidime janë bërë me qëllim që t’i atribuohen guerilës shqiptare dhe në Serbi të ndezur pasionet e urrejtjes, hakmarrjes së verbër dhe histerisë së luftës?

 

A është Aleksandar Vuçiq një nga burimet e mia? – pyeti prokurori. Çfarë më tha për Panda? A më tregoi ndonjë provë dhe cilat? Pse po takohem me prindërit e nxënësve të pushkatuar? Çfarë më thanë ata dhe çfarë u thashë atyre? A i njoha me atë që mësova nga Aleksandar Vuçiq? Pse këta njerëz kërkojnë që t’i marrë Vuçiq? Morbide dhe e frikshme! Si armik i shtetit më gjurmonte mua dhe prindërit e nxënësve serbë të pushkatuar dhe vetë kreun e shtetit, prokurorin që nuk e fshehu se përfaqësonte dhe mbronte terrorizmin e Serbisë së Millosheviqit, skuadriljet bandite të saj.

 

Rrëfimit të Vuk Drashkoviqit, i mungon e  dhëna kryesore lidhur me shkakun e vrasjes së të rinjve serbë, në Pejë.

 

Rrëfimit të Vuk Drashkoviqit, i mungon esenca lidhur me shkakun e vrasjes së të rinjve serbë,  në Pejë.

Pikërisht atë ditë, më 14 dhjetor 1998, në Gorozhup te Likenet e Hasit, forcat ushtarake serbe kishin vrarë në pritë, 42 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi.

Sulmi vrastar mbi nxënësit serbë, disa orë më vonë  kishte për qëllim ta dezorientonte opinionin ndërkombëtar, duke publikuar lajmin  atë e kishin kryer pjesëtarët e UÇK-së për hakmarrje lidhur me vrasjen e ushtarëve të UÇK-së, në pikën kufitare të Kosovës me Shqipërinë, në Gorozhup të Hasit.

 

Po kështu, në këtë shkrim është edhe një fakt me interes që flet për vrasje të tilla, gjithnjë të pandriçuara. Drashkoviq thotë se  Legija-s për të kryer krimin, kjo skuadër vdekjeje vrau edhe shumë shqiptarë besnikë të Serbisë në mbarë Kosovën, dhe se këto likuidime janë bërë me qëllim që t’i atribuohen guerilës shqiptare dhe në Serbi të ndezur pasionet e urrejtjes, hakmarrjes së verbër dhe histerisë së luftës?

Edhe pse nuk ka prezantuar dëshmi faktike, Drashkoviq hedh dyshime se Serbia e Millosheviqit ka vrarë shumë shqiptarë besnikë të Serbisë në mbarë Kosovën.  Se cilët kanë qenë këta shqiptarë besnikë, ai nuk ka afruar të dhëna, të cilat me siguri se nuk i disponon, por lihet për të dyshuar se regjimi i vriste tinës  edhe ata që bashkëpunonin me forcat e Millosheviqit, me qëllim që t ua adresonte luftëtarëve të UÇK-së.

Fakti se Serbia ka vrarë edhe bashkëpunëtorë shqiptarë, nuk është i panjohur, edhe pse dihet se agjenturat serbe ishin të pranishme dhe të organizuar mirë  në Kosovë, sidomos në dy tri vitet e pas luftës.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe me vrasjen e 14 serbëve në fshatin Gracka e Vjetër,  në Lypjan më 14 korrik të vitit 1999, vrasje për të cilën Veton Surroi akuzonte edhe sot akuzon luftëtarët e UÇK-së duke i etiketuar si fashistë, pa paraqitur as edhe një fakt. Në mesin e të vrarëve, kishte edhe policë serbë që kishin marrë pjesë në masakrimin e shqiptarëve në Hallaq, Kraishtë, Ribar i Vogël, Sllovi e vende të tjera. Vrasja ishte bërë me qëllim që t’ ia  adresuar faktorit ndërkombëtar dhe  për ta krijuar bindjen se shqiptarët po hakmerreshin mbi civilë serbë, duke fshehur faktin se në atë mes kishte milicë, kriminelë pa uniforma. (RKL)

Burimi: Rrëfimi tronditës i Drashkoviqit për rastin “Panda”: Pse u mora në pyetje nga prokuroria serbe?  6. 4. 2023 (Epoka e re)

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …