KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës për t’i kompensuar viktimat

KMDLNj konsideron se Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës për  t’i kompensuar viktimat. Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me një vendim të formës jo të prerë është dënuar me 26 vjet burgim për shkak të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës. Ndërkaq, po kjo gjykatë, të enjten, më 6 prill 2023, ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish-komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima. Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin. Nëse nuk ka asnjë mundësi që Salih Mustafa të zhdëmtojë viktimat, si opsion i gjykatës i zhdëmtimit të viktimave mbetet të bëhet nga buxheti i Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë.
Kohë më parë Gjykata Speciale në Hagë i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me disa pyetje për të sqaruar mënyrën dhe mekanizmat që i kompensojnë viktimat duke shprehur dyshime të mëdha në gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për kompensimin e viktimave që ua njeh këtë status kjo gjykatë, sidomos në lartësinë e shumës me të cilën do të kompensoheshin. Qartazi nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e kësaj ministrie e cila, në përgjigjen e saj e sqaroi se në Kosovë është një Komision për Kompensim të Viktimave të Krimit por që viktimat e supozuara nuk mund të përfitojnë asnjë kompensim sipas ligjit në fuqi sepse nuk përfshihen në kategoritë përfituese sipas këtij ligji.
Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin nr. 04/l–054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga Ligji Nr. 04 /L -054.
Aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-ja dhe, rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit. Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit, prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhrit për dëmshpërblim.
Gjykata Speciale që me asgjë nuk e dëshmon se është e Kosovës, nuk i përgjigjet me asgjë dhe për asgjë asnjë autoriteti të Kosovës, jotransparente deri në konspiracion për autoritetet dhe opinionin e Kosovës dhe ndërkombëtar, me një mandat të devijuar dhe të degraduar nga qëllimi për çka ishte themeluar i shndërruar në një grup përfituesish të dështuar në Kosovë dhe në vendet tjera ku kanë punuar, duke siguruar për veten e tyre përfitime marramendëse, as që kanë ndonjë interesim që ta dinamizojnë punën e tyre që të mos i dëmtojnë të arrestuarit duke i mbajtur për vite të tëra në paraburgim dhe gjykim, përtej çdo kohe të arsyeshme, nuk mund të vendosë dhe zbatojë standarde të dyfishta, paga marramendëse që nuk i ka asnjë institucion që është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës (këta thonë se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës me seli në Hagë!!!!), kurse në anën tjetër ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës me shpenzime marramendëse dhe të cilat është dashur të jenë barrë e Gjykatës Speciale ashtu siç janë edhe rrogat e tyre të çmendura. Këta, si çakenj juridik, me një këmbë janë në Hagë kurse me tjetrën janë në Ukrainë apo vend tjetër ku ka luftëra dhe ku shohin mundësi marramendëse përfitimi. Mos u habitni nëse nesër po kjo Gjykatë Speciale të kërkojë nga Kosova t’ua paguajë pushimet dimërore në Sent Moric dhe ato verore në Dubai. Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit e Dubait, prostitucion juridik!

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …