Edi Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë pa lirimin e tre policëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quan skandaloz vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Françesko Beketit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur para gazetarëve,  e quajti skandaloz vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesko Beketit.  Ai u shpreh me këtë rast: Së pari meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga ai juridiksion, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por ajo që ka rëndësi sot, për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh që Shqipëria i ka paguar ato para. Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje në makina në bulevard dhe poshtë dyerve, që ikën 100 milionë. Dhe ja që këta 100 milionë nuk paskan ikur pra dhe ju tani po bëni pyetjen a janë bllokuar a s’janë bllokuar, domethënë që s’janë fare, gjëkundi në xhepin e atij ‘mashtrosit’. Edhe mendoj që ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke i thënë të kundërtën. Sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne e bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund, edhe pa këtë soj të prishur shqiptarësh. Shqipëria deri më sot nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Sepse është një botë shumë e komplikuar e me shumë procedura dhe po bëhemi gjithnjë e më të aftë për ta përballuar presionin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …