Sadri Ahmetaj: Sadri Zeneli, ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione

Sadri Ahmetaj, ka përkujtuar Heroin e Kosovës Sadri Zenelin në përvjetorin e rënies. Ai me këtë rast ka shkruar: Sot në përvjetorin e rënies e kujtojmë heroin e Kosovës Sadri Zenelin, i cili ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione, por edhe ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. Pos, që e kisha dajë, pata fatin të jem edhe bashkëluftëtar i tij dhe i trimave dhe heronjve tjerë të Shqiponjës. Shqiponja-Jabllanica e Gjakovës për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të ZO të Dukagjinit, kurse Sadri Zeneli që nga vjeshta e vitit 1994, e kishte formuar grupin e tij gueril në fshatin e tij të lindjes, në Shqiponjë (ish-Jabllanicë e Dushkajës), i cili gjatë periudhës së luftës guerile kreu shumë aksione. Sadri Zeneli gëzonte respekt dhe autoritet të lartë në rrethin e tij, për shka edhe tubojë rreth vetes një numër të rinjsh, të edukuar kombëtarisht e të gatshëm për aksione luftarake. Si rezultat i këtij angazhimi, fshati Shqiponjë, brenda një kohe të shkurtër u bë bastion tmerrues për policinë serbe. Një patrullë e kësaj policie, në pranverë të vitit 1993 ishte konfrontuar pikërisht me Sadri Zenelin, me ç’rast ajo ishte detyruar të largohet me turp nga fshati. Në kohën e betejës së UÇK-së kundër forcave serbe, në Likoshan e në Qirez, më 28 shkurt të vitit 1998, ai ndodhej në Drenicë dhe atje qëndron deri pas Epopesë së Prekazit, më 5 mars të atij viti. Ra dëshmor 6.4.1999. Trupi i këtij dëshmori u varros nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në maj të vitit 1999.
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

Rrjeti i Grave të Kosovës: Rekomandime për Parlamentin

Në kuadër të analizës gjinore të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025,149 organizata …