Shënohet dita Botërore e shëndetësisë në komunën e Vitisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në koordinim me institucionet komunale dhe në bashkëpunim me Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”- Viti është shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë. Këto aktivitete i kanë përcjellë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe drejtoresha e Shëndetësisë Merrushe Ahmeti. Fillimisht në kuadër të kësaj dite Dr. Dhurata Halabaku, specialiste e mjekësisë familjare, ka mbajtur një ligjëratë me stafin shëndetësorë me temë “Mbipesha dhe Obeziteti, shkaktarë e sëmundjeve kronike”. Pastaj, nxënësit e gjimnazit së bashku me profesorët, kryetarin e komunës dhe drejtoreshat kanë vizituar të gjitha shërbimet në QKMF, duke filluar nga urgjenca, ku Dr. Vjollca Kadolli-Halili, ka folur para nxënëseve për shërbimet që ofron ky institucion shëndetësor. Ndërsa, Dr. Gentianë Ferati, ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve për kujdesin ndaj shëndetit. Përndryshe, Dita Botërore e Shëndetësisë është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …