Me rastin e vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek Janis Kocis, sot kanë shpërthyer demonstrata në Tiranë, kundër mohimit të çështjes çame nga politika zyrtare greke. Në një situatë të tensionuar, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dalë jashtë zyrës së tij për të diskutuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ministri, ka marrë shkas nga përplasja e anëtarëve të shoqatës “Çamëria” dhe forcave të policisë. Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë dhe deputetët e PDIU-së, Mesila Doda e Tahir Muhedini. Deputetët kanë dashur të mbajnë një fjalim dhe mesa duket kjo ka qenë arsyeja pse protestuesit nisën të shtyheshin me forcat e policisë. Ndërkohë që ministri i jashtëm grek ka hyrë në objektin e Ministrisë nga një hyrje e dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …