Kina e Franca mbështesin përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, kundërshtojnë sulmet e armatosura kundër bazave bërthamore

Kina e Franca mbështesin përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, kundërshtojnë sulmet e armatosura kundër bazave bërthamore

Kryetari i Kinës,  Xi Xhinping,  i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se nuk është në interesin e askujt që të zvarritet lufta në Ukrainë. Ai tha se “interesi i të gjitha palëve, por edhe të gjithë botës është që të arrihet një armëpushim dhe lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media pas takimit mes liderëve në Pekin. Një zgjidhje politike është “rruga e vetme dhe e duhur”, për të cilën të gjitha palët duhet të mbajnë përgjegjësi, shtoi lideri kinez. Kina është e gatshme të dëgjojë propozimet konkrete të Francës për një zgjidhje politike për luftën në Ukrainë. Në një deklaratë të përbashkët Kina dhe Franca thanë se mbështesin përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera të lidhura me këto armë ndërsa mbështesin qëndrimin e tyre për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …