LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK-ja e ka mirëpritur veprimin e Avokatit të Popullit për dërgimin e Ligjit për pagat në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës  e ka mirëpritur veprimin e Avokatit të Popullit për dërgimin e Ligjit për pagat në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese. Nga kjo parti presin që Kushtetuesja të rrëzojë këtë ligj i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti. Avokati i Popullit kishte pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik në lidhje me këtë ligj prandaj e dërgoi të premten në Kushtetuese, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Ankesat e pranuara u tha se kishin të bënin kryesisht me uljen e koeficienteve, me zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave apo trajtimin joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri tha se Qeveria e Kosovës jo vetëm që dështoi të rrisë pagat në sektorin publik, por bëri padrejtësi të madhe përmes Ligjit të pagave tek punëtorët e këtij sektori. Ai beson se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë këtë ligj në mënyrë që punonjësit në sektorin publik të kenë paga të dinjitetshme dhe të mos ketë diskriminime mes tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …