Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Brenda dy javësh, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të 10 komunave serbe në Kosovë

Në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.  Këtë zhvillim  e paralajmëruar kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pas takimit të tyre në Bruksel, më 4 prill. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues, pra kush e ka shkruar statutin për formimin e Asociacionit. Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip. Asociacioni i komunave serbe duhet të përbëhet nga dhjetë komuna ku dominon numerikisht popullata serbe serbe në Kosovë, sikur janë: Graçanica, Novoberda Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale, mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, mbikëqyrja e plotë e koordinimit të planifikimit urban dhe rural e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …