Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Incidentet e deritanishme në Veri dhe bojkotimi i zgjedhjeve nga Lista Serbe janë të orkestruara nga Beogradi

Ekspertë të sigurisë po vlerësojnë se zgjedhjet në veri mund të shtyhen apo edhe të mos mbahen fare, si shkak i presionit të vazhdueshëm nga Lista Serbe e grupeve në atë pjesë ndaj qytetarëve serb. Ditët e fundit në këtë pjesë janë djegur disa vetura me targa RKS, që serbët lokal i kishin konvertuar pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës. Madje u raportua se në Rashkë të Serbisë sipas AKI-së, po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin. Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi,  tha se të gjitha incidentet e krijuara deri më tani edhe bojkotimi i Listës Serbe janë të orekestruara nga Beogradi. Të  gjithë këto tensione bëhen nëpërmjet ekstremistëve serb në veri. Tash kemi edhe arrestimin e parë  i cili është i involvuar në këtë edhe nën hetime janë shumë të tjerë. Ka të dhëna të mjaftueshme për pjesëmarrjen e tyre në këto akte. I kemi 8 vetura të djegura në Zubin Potok, në Mitrovicë të veriut, në Zveçan edhe në Leposaviq. Edhe sulmi ndaj zyrtarëve policorë e tregon përshkallëzimin e tensionimit në kuptim që të pengohen zgjedhjet duke i bojkotuar ato në kohën e aplikimit mes 11 subjekteve të tjera. Nuredin Ibishi është i bindur se zgjedhjet do të shtyhen përkundër faktit që reagimet nga aleatët ndërkombëtarë kanë qenë në favor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …