I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, Xhejms Rubin, për katër ditë do të qëndrojë për vizita në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Gajtë kësaj vizite ai nuk pritet se do të dalet në Kosovë, as në Serbi. Këtë vizitë, Rubin do të zhvillojë gjatë 10-14 prillit, njofton Departamenti i Shtetit. Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Robin do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionet”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Rubin do të marrë pjesë në takim me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …