leoni

Njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se mos zgjedhja e Kryeprokurotit të Shtetit është e pajustifikueshme

Njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se mos zgjedhja e Kryeprokurotit të Shtetit është e pajustifikueshme. Ata kanë thënë se mospërzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit tash e një vit, është shumë e dëmshme për Kosovën dhe kanë përkujtuar se për këtë shkak, institucionet tona janë kritikuar në Raportine Progresit. Avokati Yll Zekaj, thotë për Ekonomia Online,se po bëhen 1 vit kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar një kandidat për kryeprokuror të shtetit, pas një procesi i cili ka pasur shumë vërejtje qoftë nga shoqëria civile, qoftë edhe nga partnerë ndërkombëtarë të cilët e kanë monitoruar sistemin prokurorial, për mungesë integriteti të këtij procesi deri në propozimin e emrit për kryeprokuror të shtetit dhe tanimë kemi ngecje rreth një vit nga ana e emrit të cilit tanimë është propozuar që tashmë një vit në zyrën e presidentes, dhe presidentja ende nuk i ka dhënë një rrugë këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …