24 vjet më parë, më 9 prill të vitit 1999, filloi Beteja e Koshares. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion të shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”,dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë atë ditë shënoi një fitore të fortë për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 9 prill 1999 kanë rënë heroikisht luftëtaret e lirisë së Kosovës Mukadeze Lika- Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu.
Më 9 prill 1999 në “Lagje të Re” të Rakocit të Kaçanikut kanë ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku dhe Kadri Trena. (RKL-TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)