Gjatë lutjes për Pashkët, në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100 mijë besimtarëve, Papa Françesku ka bër thirrje për t’I dhënë fund të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë. Në fjalimin e tij para masës së krishter, ai iu lut Zotit që t’i ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta si dhe që të gjithë të burgosurit të kthehen në shtëpi, pranë familjeve të tyre. “Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë” theksoi Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit. Ai bëri thirrje për paqe edhe në Lindjen e Mesme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …