Në Hamburg ka shpërthyer një zjarr i madh që ka shkaktuar edhe re të mëdha të tymit

Në Hamburg ka shpërthyer një zjarr i madh që ka shkkatuar edhe re të mëdha të tymit. Sasia e jashtëzakonshme e tymit ka shtyrë autoritetet që të kërkojnë nga qytetarët t’I mbajnë mbyllur dritaret për shkak të kimikave në tym. Agjencia e lajmeve gjermane, Dpa, është cituar të ketë njoftuar se zjarri shpërtheu rreth orës 04:30 në Hamburg, në qarkun Rotenburgsort, që gjendet në qytetin e dytë më të madh gjerman. Më pas tymi u përhap drejt qendrës së qytetit, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit të trenave në distanca të gjata mes Hamburgut dhe Berlinit, si dhe qyteteve të tjera. Po ashtu, përmes një aplikacioni në telefon është lëshuar një alarm duke këshilluar qytetarët e Hamburgut që të mbyllin dritaret, të fikin aparatet për ventilimin e ajrit dhe të shmangin zonën ku ka shpërthyer zjarri. Transmetuesi publik, NDR tha se në depot ku shpërtheu zjarri ka pasur kontejnerë me sulfur hidrogjeni, një substancë toksike që mban erë të keqe. Kjo ka detyruar zjarrfikësit dhe policët që kanë dalë në vend të ngjarjes, të vendosin maska të frymëmarrjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …