Millatoviq, mbështet marrëveshjet mes Beogradit e Prishtinës, edhe pse bisedimet në Bruksel po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë

Millan Jovanoviq: Me Millatoviqin në krye pres ndikim të keq të Rusisë në Mal të Zi

Largimi i Milo Gjukanoviqit,  është dëshiruar për 17 vjet në Serbi që nga dita kur ai e nxori Podgoricën nga kontrolli politik i Beogradit, thotë Millan Jovanoviq, kryetar i Forumit për Siguri dhe Demokraci. Ai thekson se pret forcimin e mëtejshëm të ndikimit të keq dhe gjithnjë e më operativ të Rusisë në Mal të Zi. Rusia, nuk e ka fituar ende hyrjen në detin malazez, por “me largimin e Gjukanoviqit nga posti I presidentit të Malit të Zi dhe kreut të DPS-së, më duket se vendi mund të përjetojë një rënie edhe më të madhe të imunitetit ndaj këtij lloji të ndikimit rus”. Pikërisht këtu duhet kërkuar motivi kryesor për të cilin Millatoviqin eksponentë të hapur të atij ndikimi rus e mbështetën atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, shton ai. Pavarësisht kësaj NATO-ja ka mekanizma të mirë sigurie për t’u mbrojtur kundër ndikimit rus.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …