Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha po vjen zbatimi I Asociacionit, duke besuar se kjo punë është afër të kryhet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se s’do të ketë autonomi për serbët, por kur u pyet për këtë, Hill tha se ka një konsensus për atë që do të ndodhë. Tashmë pritet të prezantohet shpejt një draft për statutin e Asociacionit dhe Qeveria nuk e ka treguar përbërjen e ekipit menaxhues që do ta bëjë këtë. Ka disa çështje të diskutueshme nga marrëveshja e arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Asociacioni nuk është njëra nga to. Ndërkombëtarët e konsiderojnë të kryer pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës dhe presin që të formohet shumë shpejt. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tregoi të premtën se Asociacioni konsiderohet një nga “çështjet kyçe” që do të zbatohen shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …