Gazeta autoritative e Britanisë së Madhe, “The Guardian”, komentoi fillimin e gjykimit kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë

Në një artikull special, gazeta britanike, “The Guardian”, shkruan për fillimin e  gjykimit   kundër ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e paraqet si politikanin më të shquar në Kosovë. Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe kryetar  i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës, së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, duke përfshirë bashkëpunimin, në vrasjen e 102 personave. Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999, ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat. “The Guardian” e ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, që pretendonte për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja, megjithatë thuhet se çështja ka vazhduar në gjyq me ritëm të ngadaltë, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe gjoja  marrjen e organeve të tyre janë zhdukur nga procedurat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …