Kryetari Aliu kujton 9 prillin, dy ngjarje historike për Kosovën

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu kujton 9 prillin, dy ngjarje historike për Kosovën. Më 9 Prill shënojmë Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe përvjetorin e betejës nga më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejën e Koshares. Lufta jonë çlirimtare solli lirinë, me gjak dëshmorësh e martirësh, me mbështetjen e pakursyer të aleatëve ndërkombëtar në rrugën tonë për çlirim, pavarësi e shtetndërtim. Kushtetuta është sendërtimi i vullnetit të popullit mbarë, për shtet të së drejtës, barabarësi për të gjithë qytetarët e orientimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike. Të gjithë kemi obligim, ta mbrojmë e respektojmë këtë themel të shtetësisë sonë!

Urime Dita e Kushtetutës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

No photo description available.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …