Forcat ushtarake kineze edhe sot zhvilluar manovrat e paralajmëruara në shkallë të gjerë, pranë Tajvanit, për të tretën ditë me radhë si hakmarrje ndaj takimit të kryetares së Tajvanit, Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin Mekarti javën e kaluar. Sot në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se forcat e armatosura të Tajvanit po monitoronin nga afër situatën dhe po “reagojnë me qetësi”. Sot ministria regjistroi 59 avionë luftarakë dhe 11 anije nga ushtria kineze brenda katër orëve. Prej tyre, 39 avionë kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe kishin hyrë në hapësirën ajrore jugperëndimore dhe juglindore të Tajvanit, duke ndërhyrë në zonat e identifikimit të mbrojtjes ajrore që përbëjnë një zonë tampon jashtë hapësirës ajrore sovrane të Tajvanit. Kina nisi stërvitjet ushtarake tre-ditore të shtunën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …