Më 11 prill të vitit 1985 ka vdekur, Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor PKSH-së, PPSH-së, Republikës Socialiste të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës partizan me bindje komuniste, marksiste leniniste, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Dy herë i shpallur Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …