Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është përgjigjur në pyetjet rreth deklaratave të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar për mediat në Serbi se do t’i zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes, por disa tjera nuk do t’i pranojë. Vuçiqi, ka sqaruar më parë se qëndrimet e tij për moszbatim të disa pikave të Marrëveshjes, ua ka shprehur qartë disa bashkëbiseduesve evropianë. Një deklaratë e tillë e kryetarit të Serbisë, Vuçiq është në kundërshtim me deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, se palët janë pajtuar për të gjitha pikat e Marrëveshjes, dhe për të gjitha pikat e aneksit për zbatimin e saj. Duke u përgjigjur në pyetjen se “a është e vdekur Marrëveshja, pasi njëra palë thotë se nuk do t’i zbatojë disa pjesë të saj”, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Marrëveshja është gjithsesi e gjallë dhe në lëvizje. Ai ka shtuar se do të monitorohet qartë niveli i zbatimit, dhe nëse nuk zbatohen pjesë të Marrëveshjes, do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, por edhe pasoja financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …