Perparim Gruda

Përparim Gruda: Qeveria Kurti ka nivelin më të ulet të investimeve kapitale dhe ka shkelur më së shumti kushtetutën e Kosovës

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka deklaruar se Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova që nga paslufta. Ajo ka prishur të gjitha standardët e mirëqeverisjes të ndërtuar në Kosovën e pas pavarësisë. Është qeveria që ka nivelin me të ulet të investimeve kapitale, është qeveria që ka shkelur më së shumti kushtetutën e Kosovës, është qeveria që ka tradhtuar të gjitha premtimet që ka dhënë para votuesve të saj. Dy vite të kësaj qeveria janë dy vite të regresit të Kosovës në të gjitha fushat. E vetmja gjë që ka funksionuar për këtë dy vite është propaganda qeveritare në përpjeke për të mbuluar dështimet kolosale. Qeveria ka humbur dy vjet kohë duke u marrë me veting në mënyrë të gabuar, pa konsensus politik, pa konsultim me faktorin ndërkombëtar dhe pa ju qasur në mënyrë profesional këtij procesi. Përparim Gruda ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …