Ish-diplomatja e Shqipërisë, zonja Edit Harxhi, duke folur lidhur me gjyqin që ka filluar në Gjykatën Speciale në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, u shpreh se ky është një proces i padrejtë dhe që përbalt një pjesë të lavdishme të historisë së shqiptarëve. Ajo duke folur lidhur me gjyqin që ka filluar në Gjykatën Speciale në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, u shpreh se ky është një proces i padrejtë dhe që përbalt një pjesë të lavdishme të historisë së shqiptarëve. Jemi një vend që si një shtet demokratik, jemi palë e drejtësisë ndërkombëtare. Sot po kuptojmë që sa më tepër të mundohen të na bëjnë presion nga jashtë, duhet të dimë si të tregohemi vende sovrane, dhe Kosova nëse do kishte shpjeguar që atëherë se cilat ishin qëllimet e Dick Marty, dhe cilët ishin ata që kishin shkaktuar një dramë të madhe, nuk do të ishim sot këtu. Duhet të ketë një lloj kohezioni. Vetë Hashim Thaçi, në vitin 2015 nuk e ka menduar që do të ndodhte kjo, se jam e sigurt që do kishte vepruar krejtësisht ndryshe. Mendoj dhe uroj që ky gjyq do të përfundojë dhe do ta nxjerrë Kosovën ashtu siç është, e bardhë, tha zonja Edit Harxhi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …