Asnjë dëshmi nga marrja në pyetje e dëshmitares së mbrojtur nga Prokuroria nuk do të dëgjohet as do të shikohet nga të interesuarit gjatë katër seancave të ardhshme. Ky vendim është marrë me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur. Ky veprim u kundërshtua nga mbrojtja me arsyetimin se nuk është në përputhje me rregullat e Gjykatës Speciale. Prokuroria kërkoi të përfshijë në cilësinë e materialit përgatitor shtesë, paragrafët 18 deri në 21, krahas materialit që përmban dëshminë, femra që konfirmoi se është intervistuar dy herë në Prishtinë nga prokurorët specialë. Pas një debati mes mbrojtjes, prokurorisë dhe kreut të trupit gjykues, prokuroria kërkoi që e tërë dëshmia katër ditore të mbahet në seancë të mbyllur dhe kjo u aprovua nga kryegjykatësi. Mbrojtja tha se sipas rregullores këto materiale mund të dorëzohen gjashtë javë pasi të bëhet kërkesa e jo në këtë mënyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …