Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Gabriel Escobar, po qëndron për një vizitë në Shqipëri me drejtuesit më të lartë të vendit. Ai fillimisht ka shkuar në Kryeministri, ku u takua me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Një orë më pas ai shkoi në Presidencë për t’u takuar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ndërsa ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Në ditën e sotme planifikon të takohet me Enkelejd Alibeajn dhe një grup përfaqësuesish të Partisë Demokratike. Sot Escobar do të takohet edhe me, Ilir Metën. Ai me politikanët shqiptarë do të diskutojë për zgjedhjet vendore të 14 majit, që pritet të mbahen në Shqipëri. Politika amerikane përmes ambasadores, Yuri Kim e ka bërë të qartë se politika shqiptare duhet të ketë kandidatë të pastër pa të shkuar kriminale. Po ashtu, duhet të bëjë kujdes edhe për sa i përket financimeve të kësaj fushate elektorale. Çështje për diskutim është marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Vetë Escobar në javët e shkuara ka qenë shtysë që kjo marrëveshje të mund të vendoset në zbatim sa më parë, ndërsa pritet të kërkojë nga autoritetet shqiptare dhe vetë kryeministri Edi Rama për ta vijuar mbështetjen për këtë marrëveshje dhe nxitjen e autoriteteve të Kosovës për zbatimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …