leoni

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar vizitën tre ditore në Tiranë e filloi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, vizitën tre ditore në Tiranë e nisi me kryeministrin Edi Rama. Më pas i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, u prit nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht zoti Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tij”, citohet të ketë deklaruar presidenti Begaj në takim. Sot Gabriel Escobar takohet me Enkelejd Alibeajn dhe përfaqësuese të tjerë të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …