Kryeministri, Albin Kurti, njoftoi se së shpejti do të jetë gati për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme përmes së cilit mërgata do të ketë shumë të lehtë votimin. Sot para kabinetit qeveritar tha se me këtë draftligj i jepet fund padrejtësisë së gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe me këtë do të përmbushim edhe një zotim ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit politik dhe ambasadat e konsullatat gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha kryeministri, Kurti. Sipas tij, votuesit nga mërgata në të kaluarën janë përballur me dy sfida: së pari regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuar dhe burokraci dhe së dyti afatet e dërgimit të votës me postë ka qenë të shkurta, krahas çmimeve financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …